Kroacia e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror “Katari 2022”. Kroacia arriti fitore me rezultat 2-1 kundër Marokut në garë për vendin e tretë në prani të 44 mijë e 137 shikuesve, shkruan Fol Drejt.
Gëzim Olluri – Fol Drejt
Të tre golat u realizuan në pjesën parë. Kroatë realizuan për epërsinë e tyre në minutën e 7-të përmes Josko Gvardiol. Marokenët u përgjigjën në minutën e 9-të, duke e barazuar rezultatin përmes Achraf Darit. Në minutën e 42-të, ishte Mislav Orsić që riktheu epërsinë e kroatëve. Me rezultat 2-1 në favor të Kroacisë, u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Kroacia arriti ta ruaj rezultatin e pjesës së parë dha ta merr medaljen e bronztë, duke u renditur e treta. Në anën tjetër, Maroku këtë botëror regjistroi suksesin më të madh të tyre, duke u kualifikuar për herë të parë në gjysmëfinale të një botërori. Kujtojmë që paraprakisht Kroacia dhe Maroku janë përballur edhe në fazën grupore në kuadër të Grupit F dhe kanë barazuar me rezultat 0-0./FolDrejt/