Ngrica ndërpreu trafikun ndërkombëtar në rrjetin hekurudhor belg dhe shkaktoi vonesa për trenat që niseshin nga Belgjika, njoftoi rrjeti belg Infrabel.
Dy trena u ndalën në shina mëngjesin e sotëm në orën 8:30 dhe u nisën përsëri dy orë më vonë, tha Infrabel, duke shtuar se vonesa janë vërejtur gjatë ditës.
Vonesat variojnë nga 20 deri në 240 minuta në disa linja treni Thalys që nisen nga Brukseli në Paris, aeroporti Schiphol në Holandë dhe Dusseldorf në Gjermani.
Dy trena nga Amsterdami në Paris janë anuluar.
“Ne kemi një plan dimëror, me kontrolle të infrastrukturës dhe masa për të parandaluar formimin e akullit. Por rreziku zero nuk ekziston”, shtoi Infrabel, transmeton Fol Drejt.