Kryeministri australian Scott Morrison ka shpallur zgjedhjet e përgjithshme për 21 maj, në të cilat fushata do të zhvillohet rreth temave kryesore, ndër të cilat janë ndikimi ekonomik i Kinës, ndryshimet klimatike dhe pandemia e Covid-19.
Morrison i bëri thirrje Guvernatorit të Përgjithshëm të Australisë, i cili është edhe përfaqësuesi i Mbretëreshës Elizabeth II, të konfirmojë datën e zgjedhjeve.
Koalicioni konservator i Morrison do të përpiqet të luftojë për një mandat të katërt tre-vjeçar./FolDrejt/