Sot në Francë po mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale dhe rreth 48.7 milionë votues janë ftuar të ushtrojnë të drejtën e votës dhe të zgjedhin një nga 12 kandidatët presidencialë, mes të cilëve katër gra dhe tetë burra.
Rivalja kryesore e presidentit aktual Emanuel Macron është liderja e së djathtës, Marine Le Pen, por duke gjykuar nga sondazhet e opinionit publik, Macron pritet të fitojë.
Meqenëse shumica absolute e votave nuk pritet për asnjë kandidat në raundin e parë, dy kandidatët me numrin më të madh të votave do të hyjnë në finalen e garës presidenciale në raundin e dytë – më 24 prill./FolDrejt/