Dhoma e ulët e parlamentit pakistanez votoi mbrëmë mosbesimin ndaj kryeministrit Imran Khan.
Partitë opozitare siguruan 174 vota në parlament, e cila ka 342 deputetë, duke u bërë shumicë për të hequr kryeministrin Khan nga , shkruan Reuters, përcjell FolDrejt.
Khan nuk do të jetë më kryeministër dhe parlamenti tani do të zgjedhë një kryeministër dhe një qeveri të re. Kryeministri i ri do të mund të qëndrojë në pushtet deri në tetor 2023, kur duhet të zhvillohen zgjedhjet e reja./FolDrejt/