Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se duhet që të përshkallëzohet situata në veri të Kosovës,
Bettel ka thënë se është me rëndësi që Kosova dhe Serbia të besojnë në punën e BE-së dhe të kemi dialog të hapur.
“Ne jemi këtu për të dëgjuar dhe jo gjykuar. Lufta e parë e botës ka nisur këtu, lufta e fundi në ish-Jugosllavi ka nisur, duhet të largojmë çdo mundësi për të nisur kriza. Është me rëndësi që të dyja palët të besojnë në punën e BE-së dhe duhet të kemi dialog të hapur”, është shprehur Bettel.
“Ne kemi udhërrëfyesin duhet t’i përmbahemi duhet të veprojmë nga të dyja anët, kështu do të shohim dëshirën nga të dyja anët, duhet të fillohet diku dhe jo të pritet. Kur merrni vendime të mira është në të mirë të popullit. Kjo është me rëndësi për gjeneratën e ardhme, stabiliteti është në interes të të gjithëve. Liderët duhet t’i përmbahen udhërrëfyesit në fund nuk do të ketë fitues në fund nëse ka konflikte”, ka shtuar më tej Bettel./FolDrejt/