Presidenti rus Vladimir Putin tha në një takim virtual të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait se Moska do të ngrihet kundër sanksioneve dhe “provokimeve” perëndimore.
Putin tha se Moska planifikon të rrisë lidhjet me grupin, i cili përfshin Kinën dhe Indinë dhe mbështeti kalimin në shlyerje në monedhat vendase në tregtinë e jashtme.
Ai paralajmëroi se potenciali për konflikte dhe rreziku i një krize ekonomike globale janë në rritje./FolDrejt/