Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, u kritikua publikisht, ku u zbulua se në një periudhë prej më pak se dy javësh, Sunak udhëtoi me avionë privatë dhe shpenzoi rreth 500,000 paund për këto qëllime, “duke shpërdoruar në mënyrë tronditëse paratë e taksapaguesve.”
Këto kritika kanë shtyrë opozitën britanike të sulmojë Sunak, duke pretenduar se ai është “jashtë kontaktit me realitetin dhe i paaftë për të punuar në çështjet mjedisore të agjendës së gjelbër”, sipas Reuters.
Në dokumentet e zbuluara nga zyra e kryeministrit Sunak, përshkruhen me detaje udhëtimet e kryeministrit jashtë vendit në tremujorin e tretë të 2022./FolDrejt/