Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka miratuar një kredi katërvjeçare për Ukrainën prej 15.6 miliardë dollarësh, si pjesë e një pakete mbështetjeje ndërkombëtare me vlerë 115 miliardë dollarë.
Vendimi do të mundësojë pagesën e menjëhershme të rreth 2.7 miliardë dollarëve për Kievin, sipas deklaratës së FMN-së, raporton Reuters.
Kjo kredi është programi i parë i madh financimi i miratuar nga FMN për një vend të prekur nga një luftë në shkallë të gjerë./FolDrejt/