Kryeministri hungarez Viktor Orbán tha sot se liderët evropianë janë afër fillimit të shqyrtimit të mundësisë së “anëtarëve të Bashkimit Evropian të dërgojnë një lloj trupash paqeruajtëse në Ukrainë”.
Ai vuri në dukje se lufta në Ukrainë është “shqetësuese dhe e rrezikshme” dhe se nuk është ekzagjerim të thuhet se ekziston një rrezik real i një lufte botërore, përcjell Fol Drejt.
Ndërsa, nga njëra anë, mund të tingëllojë si ekzagjerim kur disa liderë evropianë dhe amerikanë thonë se, nëse gjithçka vazhdon kështu, mund të ndodhë një luftë e tretë botërore, është një rrezik real”, tha Orban./FolDrejt/