Kanadaja do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në konfliktin me Rusinë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, duke përfshirë trajnimin e ushtarëve ukrainas, por ndoshta edhe pilotëve, tha sot kryeministri kanadez Justin Trudeau.
Kryeministri kanadez konfirmoi në një konferencë për shtyp se i ka përcjellë mbështetjen e tij Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky gjatë samitit të liderëve të Grupit të Shtatë (G7) në Hiroshima, raporton Reuters.
Trudeau dhe liderët e tjerë të G7 i dërguan një sinjal të qartë Rusisë këtë fundjavë se do të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm Ukrainën./FolDrejt/