Sipas The Times, ylli i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan mund të zgjasë qëndrimin e tij në Etihad pasi thuhet se ka anuluar planet e tij për t’u transferuar në Spanjë.
Reprezentuesi gjerman mendohej të kalonte te Barcelona si agjent i lirë në fund të kontratës së tij këtë vit, por mesfushori veteran ka zhvilluar bisedime pozitive me klubin dhe mund ta shohë veten duke fituar më shumë trofe me Cityn në të ardhmen./FolDrejt/