Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në lidhje me zhvillimin dhe arritjet në fushën e arsimit, duke thënë se po e bëjnë arsimin dual.
Kurti ka njoftuar se katër profileve të vitit shkollor 2022/2023, po iu shtohen edhe tetë të reja duke filluar nga shtatori.
“Nga katër shkolla, po zgjërohemi në 21, në gjithsej 13 komuna, nga vetëm tre sa ishin në vitin e kaluar.
Me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, në dy takime të ndara, për gati katër orë, bashkëbiseduam me përfaqësues të bizneseve të sektorit të përpunimit të drurit dhe atij të ushqimit dhe pijeve për të identifikuar profilet e nevojshme për ta dhe tregun e punës.”, ka njoftuar kryeministri Kurti.
“Lidhja ndërmjet arsimit dhe ekonomisë sot është vendimtare se çfarë shteti, ekonomie, do të kemi nesër. Arsimi dhe Aftësimi Profesional përbën një prej projekteve më të mëdha të transformimit të ekonomisë sonë.”, ka shtuar Kurti tutje./FolDrejt/