Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar të vrarët e Masakrës së Rezallës, duke thënë se e vërteta e kësaj dite nuk mund të groposet e mbulohet në varreza masive, transmeton Fol Drejt.
“Para 24 vitesh, 98 burra dhe djem të rinj u pushkatuan në Rezallë, nga forcat e armatosura të Serbisë. Në përpjekje të zhdukjes së krimit, i rrëmbyen kufomat. Disa u gjetën të groposur në varreza masive në Kizhevak dhe në Rudnicë të Rashkës, në Serbi.”, është shprehur kryeministri Kurti.
“E vërteta e ditës së 5 prillit të vitit 1999, nuk mund të groposet e mbulohet në varreza masive.
Nderojmë sot kujtimin e të vrarëve dhe të zhdukurve me dhunë në Rezallë. Nuk mund të lejojmë harresën të mbulojë mizoritë që ndodhën në luftë. Nuk do të rreshtim së kërkuari drejtësi.”, ka shtuar ai./FolDrejt/