Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar rreth lojës së mbrëmshme në mes të Shqipërisë dhe Polonisë.
Për këtë ai reagoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Ndeshje e paharrueshme futbolli që Shqipërinë e bën të dalë e para në grupin e saj. Urime! Me golin e sulmuesve Jasir Asani nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut dhe Mirlind Daku nga Gjilani i Kosovës, si dhe me futbollistë edhe nga Lugina e Preshevës, të përbashkuar me një qëllim: kualifikimi për EURO 2024. Fitorja e mbrëmshme 2:0 përmbylli një fundjavë të jashtëzakonshme të vendeve tona e sportit te ne. Bravo!”, u shpreh Kurti./FolDrejt/