Magnezi është një mineral i nevojshëm për muskuj, nerva, kocka të shëndetshme dhe nivele të sheqerit në gjak.
Sipas Health Direct, mungesa e magnezit ndodh kur trupi ynë nuk merr mjaftueshëm magnez në dietën tonë për të funksionuar normalisht. Edhe pse simptomat mund të jenë të ndryshme dhe shpesh janë shumë të vështira për t’u njohur, mjekët theksojnë se një nga shenjat më të hershme paralajmëruese shfaqet gjatë ngrënies, përcjell Fol Drejt.
Po flasim për oreks të dobët. Tek njerëzit që kanë një nivel të ulët të magnezit në trup, pas disa kafshimesh ka një oreks më të dobët ose ngopje të shpejtë. Nëse nuk njihet në kohë, mund të çojë në dobësim të imunitetit, gjë që e bën një person më të prirur ndaj sëmundjeve të mundshme.
Përveç humbjes së oreksit, ka edhe shenja të tjera që mund të zbulojnë mungesën e këtij minerali të rëndësishëm. Siç shpjegojnë mjekët, simptoma të tjera që tregojnë mungesë të magnezit janë të përzierat dhe të vjellat, lodhja, dobësia, spazmat e muskujve, dridhjet dhe rrahjet e shpejta të zemrës./FolDrejt/