Në Samitin që po mbahet në Berlin i pranishëm është edhe kryeministri Kurti, e i cili gjatë këtij Samiti ka thënë se ka folur edhe për gazin rus.
Përmes një postimi në twitter, Kurti është shprehur se ka thënë që gazi i lirë i Rusisë është i kushtueshëm për sigurinë e Evropës dhe jetën e ukrainasve, transmeton Fol Drejt.
“Ne kemi nevojë për të dyja: energjinë e gjelbërt dhe të qëndrueshme, por tranzicioni duhet të jetë i drejtë dhe kostot duhet të ndahen”, ka shkruar kryeministri Kurti.
Ai ka shtuar njëkohësisht se solidariteti dhe përkrahja financiare janë të nevojshme./FolDrejt/
In energy session I emphasized that Russia's cheap gas is costly for the security of Europe & the lives of 🇺🇦 people. We need both: green & sustainable energy, but the transition must be just & costs must be shared. Solidarity & financial support is needed.#BerlinProcess#WB6 pic.twitter.com/cIm71KVHfn
— Albin Kurti (@albinkurti) November 3, 2022