Nëse diktatori Aleksandër Lukashenko i jep ushtrisë bjelloruse një urdhër për të sulmuar Ukrainën, bjellorusët nuk do të luftojnë, tha liderja e opozitës bjelloruse në ekzil Sviatlana Tsikhanouskaya, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
“Ata do të ikin, do të dorëzohen menjëherë,” tha ajo për Ukrainska Pravda.
Nëse, nën presion, Lukashenko jep një urdhër të tillë, kjo do të thoshte “vetëvrasje politike” për të, shtoi ajo.
Tsikhanouskaya mendon se aktualisht është “jashtëzakonisht e pamundur” që Lukashenko të vendosë ushtrinë e tij për të luftuar kundër Ukrainës. Kjo mundësi ishte më e madhe në shkurt kur diktatori bjellorus ishte i sigurtë në fitoren e shpejtë të Rusisë, por jo tani.
Në të njëjtën kohë, Tsikhanouskaya mendon se nëse raketat fluturojnë përsëri nga Bjellorusia, “ukrainasit kanë të drejtë të kundërpërgjigjen”.
“Kjo është arsyeja pse qëllimi ynë është të parandalojmë hyrjen e trupave bjelloruse në territorin e Ukrainës”, tha ajo. /FolDrejt/