Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar profesorin Ukshin Hoti në 80 vjetorin e lindjes.
Kurti ka thënë se ndihen të pikëlluar për mungesën e Hotit, e njëherit janë edhe krenarë që e kujtojnë shpirtërisht përmes veprës që Hoti ka lënë pas.
“Në 80 vjetorin e lindjes së tij, jemi përplot pikëllim e trishtim për profesor Ukshin Hotin që s’e kemi fizikisht mes nesh. Por jemi edhe përplot nder e krenari që e kemi shpirtërisht përmes veprës që na e la. Dhe, jemi edhe përplot përgjegjësi e obligim që ta rilexojmë dhe ndjekim atë vepër, për jetën tonë dhe të ardhmen tonë.
Lavdi!”, ka shkruar Hoti./FolDrejt/