Autoritetet shëndetësore në Khartoum, kryeqyteti i Sudanit, njoftuan sot se 17 persona, përfshirë pesë fëmijë, u vranë në një sulm ajror në pjesën jugore të qytetit.
“Distrikti Yarmouk ishte objektivi i një sulmi ajror në të cilin, sipas vlerësimeve fillestare, 17 njerëz u vranë, duke përfshirë pesë fëmijë, dhe 25 shtëpi u shkatërruan”, sipas një postimi në Facebook nga autoritetet shëndetësore të Khartoum, raporton Reuters./FolDrejt/