Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në konferencën për ndarjen e resurseve me dobi të veçanta për komunitetet joshumicë, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve dhe Zyra për Qeverisje të Mirë, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Konferenca do të fillojë në orën 10:00, në Hotelin Sirius, në Prishtinë, transmeton Fol Drejt.
Në këtë konferencë, kryeministri Kurti do të mbajë fjalë rasti në ora 10:45./FolDrejt/