Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë në familje.
Rasti ka ndodhur në komunën e Vitisë, mbrëmë, rreth orës 18:30, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, pas dhunës që ka pësuar nga bashkëshorti, viktima bashkë me fëmijët është dërguar në familjen e prindërve të saj, ndërkohë, i dyshuari pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt./FolDrejt/