Me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në mes të Qeverisë dhe Komunave të Republikës së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në takimin e radhës të përbashkët me kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës.
Në takim marrin pjesë edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z.Elbert Krasniqi, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, z.Hekuran Murati, si dhe ministrja e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli, përcjell Fol Drejt.
Takimi do të mbahet në Hotel Grand Prishtina, duke filluar në orën 10:00./FolDrejt/