Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka folur mbi vizitën e tij në Athinë, transmeton Fol Drejt.
Kurti ka thënë se gjatë takimit në Athinë ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë.
“Të gjitha shtetet që aspirojnë në BE duhet ta zbatojnë demokracinë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut, dhe fqinjësinë e mirë. Për fqinjësi të mirë, demokratike dhe evropiane është e domosdoshme njohja reciproke dejure dhe defacto, si dhe të drejtat e pakicave në mënyrë simetrike sipas konventave evropiane”, është shprehur kryeministri Kurti.