Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, nuk ka marrë pjesë në takimin e thirrur nga Asociacioni i Komunave të Kosovës në kuadër të koordinimit të aktiviteteve me Drejtoritë Komunale të Arsimit.
Gjatë këtij takimi pritej diskutimi i çështjeve të adresuara nga autoritetet lokale, në kuadër të veprimtarisë së Kolegjiumit për fushën e arsimit komunal.
Kujtojmë se ditë më parë, MASHT-i mori vendim që këtë vit librat shkollorë të blihen nga vetë prindërit, ndërkaq paratë e këtyre librave t’u rimbursohen prindërve më vonë nga MASHT-i.
Ky vendim është kririkuar nga AKK-ja.