Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar të vrarët në Masakrën e Kralanit, transmeton Fol Drejt.
“Forcat ushtarake dhe policore të Serbisë, mes 2 dhe 4 prillit të vitit 1999, torturuan qindra burra dhe djem shqiptarë, të rrethuar me tanke në një fushë në Kralan.
Pas dy ditësh rrahje e keqtrajtimi, vranë dhe zhdukën rreth tetëdhjetë burra dhe djem civilë shqiptarë. Prej tyre, 11 ishin të moshës së mitur. “, ka shkruar kryeministri Kurti në postimin e tij.
Ai ka përmendur se disa nga mbetjet mortore janë gjetur pas luftës në fshatra pranë Gjakovës.
“Trupat e 18 të vrarëve janë gjetur në varrezën masive pranë liqenit Peruqac në Serbi. 53 të tjerë janë ende të zhdukur.
Në këtë 24 vjetor, përkujtojmë të vrarët në Masakrën e Kralanit. I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, ka shkruar tutje Kurti./FolDrejt/