Flaka Surroi ka komentuar fjalët e Rexhep Selimit të thëna sot në Gjykatën Speciale në Hagë, ku ndër të tjera ai tha se nuk ia dolëm të organizojmë ushtri.
Këtë e ka komentuar Surroi duke thënë se megjithatë Kosova ka 40 mijë veteranë që marrin pension.
“Rexhep Selimi: “Donim të organizonim ushtri, por nuk ia dolëm, s’ia arritëm. S’kishim njerëz e armë. Edhe uniformat i sajonim, i ngjyrosnim”.
E Kosova megjithatë i ka 40 mijë veteranë që marrin pension”, ka shkruar Surroi në profilin e saj në Facebook, transmeton Fol Drejt.