Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar disa mësues me rastin e festës së 7 Marsit, transmeton Fol Drejt.
Në mesin e tyre, kryeministri Kurti ka takuar edhe mësuesin Osman Jakupi, me të cilin kishte qenë në burgjet e Serbisë.
“Me mësuesin Osman Jakupi nga Baksi ishim bashkë në burgjet e Serbisë. Ai ishte i plagosur e i burgosur, i malltretuar edhe në spital përveçse i torturuar në burg. Katër anëtarë të familjes i ka të vrarë gjatë luftës, e vetë mësues me ditar në dorë për 45 vjet e 5 muaj”, ka shkruar Kurti në një postim në facebook.
“Ndërkaq Afërdita është vajza e vetme e mësueses sime Nafije Dobruna-Deva. Kur unë isha nxënës i fillores Afërdita ishte studente e Matematikës, pastaj ajo u bë profesoreshë në Gjimnaz e mandej Asistente në Fakultet të Ndërtimtarisë, në lëndët Matematikë I, II dhe III.
Sot, më 7 Mars, i takova për t’ua uruar Ditën e Mësuesit.”, ka shtuar tutje./FolDrejt/