Një anëtar i gjeneratës së parë të kombëtares franceze beson se lëndimi i Neymar është një lajm shumë i mirë për Paris Saint Germain.
Kampi i Parisit njoftoi dje se futbollisti brazilian Neymar ka lënduar kyçin e këmbës dhe se sezoni i këtij viti ka përfunduar për të. Edhe pse Neymar është statistikisht ndër lojtarët më të mirë në Evropë me 18 gola dhe 17 asistime, aktualisht nuk ka entuziazëm të tepruar në Paris rreth paraqitjeve të tij, madje disa media shkuan aq larg sa të njoftojnë se Neymar ka luajtur tashmë ndeshjen e tij të fundit për skuadrën e Parisit.
Se Neymar nuk është realisht ndër futbollistët më të admiruar në Paris, e dëshmojnë edhe fjalët e ish-përfaqësuesit francez Bixente Lizarazu, i cili beson se lëndimi i Neymar është një lajm i mirë për Parisin. Ai është i bindur se skuadra e Parisit do të jetë më e ekuilibruar pa të.
“Kur të tre lojtarët (Mbappe, Messi, Neymar) luajnë së bashku, shpesh asnjëri prej tyre nuk kthehet për topa të lëshuar. Për shkak të kësaj, mekanizmat e mbrojtjes dobësohen dhe si rezultat lojtarët e tjerë duhet të vrapojnë edhe më shumë.”, tha ai.
“Vetëm me Messin dhe Mbappe, PSG do të jetë një ekip më i ekuilibruar, dhe mesfushorët gjithashtu do të bëjnë më pak përpjekje për të rifituar posedimin. Për shkak të kësaj, i gjithë ekipi do të jetë më i freskët, por për mendimin tim, nuk do të jetë më pak i rrezikshëm.” shtoi ish-mbrojtësi i Bayern, Athletic dhe Bordeaux, transmeton Fol Drejt.