Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar se vizita që bëri në Athinë dhe takimet që realizoi në pallatin Maksimus përbëjnë një hap drejt forcimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Greqisë, përcjell Fol Drejt.
“Deeskalimi praktikisht në katër komunat veriore të vendit, Kosova është duke e respektuar Marrëveshjen e Bratisllavës. Në prag të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë që mbahet në tetor, takimi në Athinë me pjesëmarrjen e Zelenskyt i kontribuon bashkëpunimit rajonal dhe procesit të integrimit evropian”, ka thënë kryeministri Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
“Për Kosovën vizita në Athinë dhe takimet e nivelit të lartë në pallatin Maksimus përbëjnë edhe një hap tjetër drejtë avancimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë”, është shprehur Kurti më tej.