Në fjalimin e tij në Kuvendin e Shqipërisë, kryeministri shqiptar Edi Rama, ia ka atribuuar gjithë suksesin e së tashmes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, e që të dyja këto pastaj i ka lidhur me emrin e Hashim Thaçit dhe Ibrahim Rugovës.
“Dy emra do të sjellë në vëmendje këtu, pa të cilët nuk mund të kuptohet sot, as ardhja deri në këtë ditë dhe as vazhdimësia përtej kësaj dite; Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe të dyja këto natyrisht lidhen me Ibrahim Rugovën, një i munguar i madh sot, pasi u nda nga jeta para kohe por me mision të kryer, dhe Hashim Thaçin, një tjetër i munguar sot në këtë sallë, i cili është i ndarë prej nesh përkohësisht, në një mision që vazhdon”, është shprehur Edi Rama gjatë fjalimit të tij në Kuvend./FolDrejt/