Partia e LDK-së gjithmonë është thirrur në vlerat e saj intelektuale, kuadrot prej akademikësh, por në praktikë shpesh e ka argumentuar të kundërten.
Përveç ish-kryetarit të saj, Isa Mustafa, i cili shquhej për gabimet e shumta e të shpeshta drejtshkrimore, këtë si duket e ka trashëguar edhe pasardhësi i tij, Lumir Abdixhiku.
Në një
të bërë ditën e djeshme (09 tetor 2022) në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ndër të tjera, ai ka thënë se: “Ta lësh Kosovën pa aleatë, është tradhëti”. Këtë e ka pasuar edhe nënkryetari i Prishtinës, i cili vjen nga partia e LDK-së, Alban Zogaj. Por, që të dy e kanë shkruar gabim fjalën “tradhti” duke ia shtuar asaj një shkronjë të tepërt, konkretisht shkronjën “ë”. Pra, është shkruar TRADHËTI, do të duhej të shkruhej TRADHTI, shkruan Fol Drejt.Më poshtë i gjeni postimet e kryetarit, Lumir Abdixhiku dhe nënkryetarit të Prishtinës, Alban Zogajt, si dhe fjalën tradhti se si është në fjalorin e gjuhës shqipe: