Fol Drejt
E martë, 13 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Kufiri i demarkacionit

3 vjet më parë
in OP/ED
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Siç mëtonte Karl Popperi të përcaktojë kufirin apo vijën midis shkencës dhe joshkencës, duke bërë dallimin fillimisht midis shkencës dhe dogmës, edhe ne përmes këtij artikulli mëtojmë të vendosim një vijë ndërmjet budallallëkut dhe argumentit (nxitur nga debatet e shumta të zhvilluara kohët e fundit për (mos)votimin e Kodit Civil për lejimin e martesave ndërmjet gjinisë së njëjtë)- sado që prapëseprapë është subjektivizëm.

Shkruan: Qëndrim Morina

Që nga koha kur një deputet që s’është tash pati ngatërruar termat “shpresë”, “virus” dhe pati krijuar sintagmën “Virus i shpresës” – me qëllime dashakëqija, pata nisur t’i marr pak më seriozisht se më parë të zgjedhurit e popullit. E para, sepse nuk dinte se ç’thoshte; e dyta, mendonte që po thoshte fjalë të mëdha; dhe e treta, se nuk po thoshte asgjë. Kjo, larg subjektit është edhe dëshmi për pasurimin e shqipes përmes gabimeve, ku nuk do të mërzitesha nëse dikush do ta merrte si model për të mirë në të ardhmen.

Gjë që praktikoj shpesh me studentë është vizatimi i një katrori të vogël në tabelë dhe në mes të saj një pikë të zezë. Posa ta formoj ua shtroj pyetjen: Ç’shihni në katrorin që kam vizatuar? Dhe përgjigjet e tyre (të pritshme) janë se është ‘bota jonë’; ‘kufiri i mësimeve tona’; ‘kufiri i sjelljeve tona’ e të tjera fjalë (por të ngjashme). Kur të marr të gjitha përgjigjet e tyre me vetlla përpjetë, me zë pak më të trashë u them atyre: “Kush e sheh veten e tij brenda katrorit nuk ka ç’kërkon në klasën tonë”. Të gjithë më shikojnë në dritë të syrit se si ka mundësi profesori të thotë diçka të tillë për studentët e tij. Kur filloj t’u argumentoj atyre se bota e tyre për pushtimin e dijeve duhet të kalojë jashtë çdo kufiri të përcaktuar më parë, nisin të relaksohen dhe të çlirohen me “ua”. Ndonëse unë nuk kam thënë diçka të madhe, por që ata nuk janë mësuar të dëgjojnë më parë sepse ne si shoqëri patriarkale (ku babai duhet të pyetet për gjithçka ndërsa gruaja duhet vetëm të lajë enët e të bëjë fëmijë) jemi mësuar të jetojmë me dogma.

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

Pra, jemi popull dogmatik, ku ende nuk guxojmë të prejmë thonjtë (të këmbës dhe të dorës përnjëherë) në ditën e martë; nuk guxojmë të flejmë me çorape natën (jo që na pengon era e tyre, por ashtu na kanë thënë); djemtë nuk guxojnë të mbajnë flokët e gjata (madje, kam pasur një debat të thellë me një perspektivist, kur djali im që ka një bisht të gjatë, e kritikonte se si ka mundësi djali i një profesori me kokë të rruar të endet me bisht rrugëve. Nuk bën! Është haram! Hajmedet! Nisa t’ia shpjegoj, kaloi në ideologji, e lashë. Siç thotë dikush: kur nuk arrin ta bindësh dikë që e ka gabim, lëreni të jetojë ashtu- me padijen e tij); hoxha në krye të oxhakut (mund edhe të jetë i dijshëm, absolutisht) ndërsa doktori i shkencës të palojë këpuca nëpër dasma e të pame; nuk bën të lajë enë burri, siç nuk bën gruaja të pijë cigare (me idenë se cigarja është për burra dhe i bën më burra seç janë dhe enët e lara ua prishin burrërinë); gratë janë për të shtuar fisin (mundësisht e shpeshherë domosdoshmërisht të bëjnë veç djem- thuajse është në dorën e tyre që ta zgjedhin) etj.

Gjer këtu do të mund të pajtoheshim me dogmat e përdorura sikur të mos kishim libra e zhvillim të shkencës. Do t’i pranonim pa asnjë diskutim, siç i kemi pranuar. Problemi fillon kur këtyre dogmave fillojmë t’u shtrojmë argumentet (për thënien: mendimi i lirë, fakti i shenjtë, studentët shpesh më përqeshin). Pra, është tejet e lehtë të themi diçka me: po se jo (s’na duhet argument për këtë punë. Është si puna e asaj gruas kur gazetari ia parashtron pyetjen se çfarë mendoni…..? ndërsa ajo përgjigjet: “Mendoj…hajt ditën e mirë, faleminderit!”). Problemi shtrohet kur shtrojmë argumentet sepse më nuk ka subjektivizëm: ose është e saktë ose është e gabuar. Mirëpo ne nuk kemi qejf të qëndrojmë mes këtyre dy ekstremeve, por preferojmë të përgjigjemi apriori.

Kohët e fundit, lidhur me (mos) votimin e Kodit Civil për (mos) lejimin e martesave ndërmjet gjinisë së njëjtë pati edhe një debat të ashpër në mediet tona, ku sapo merrja digitronin të ndezja televizorin hasja në sulmime ndërmjet njërës e tjetrës palë. Ajo që ishte interesante: mungesa e shtrimit të argumenteve, pra, preferonin anën subjektive para anës faktike.

Nëse e shikonim në anën e besimtarit kishim përgjigje: “Është haram! I ka mallkuar Zoti të gjithë ata që bëjnë akte të tilla. Lexojeni popullin e Lutit- e dikush që nuk e dinte fare e quante edhe populli i Lotit”. Kur e këqyrnim anën tjetër të medaljes kishim: “Zoti i ka krijuar ata me qat orientim. Edhe ata janë njerëz. Kushtetuta ua lejon me jetu të barabartë”.

E gjithë kjo ka një emër që kërkon saktësi: Këndvështrim!

Sipas autorëve që merren me analizën e diskursit (B. Rugova- L. Sejdiu- Rugova), Këndin e vështrimit mund ta përbëjnë: shoqëria (ideologjia), psikologjia (individi), koha dhe  hapësira.

Lidhur me rastin konkret kemi disa gjëra oksimorone: Shkenca nuk njeh sëmundje nga kjo dukuri (s’dua ta shkruaj fenomen sepse nuk janë sinonime të plota) ndërsa ideologjia po; besimtarët kundërshtojnë ashpër sepse konsiderojnë se prishet struktura familjare ndërsa rryma tjetër thotë se dashuria nuk njeh gjini; ideologjia e besimit thotë se duhet largohen nga faqja e dheut persona të tillë ndërsa pjesa tjetër thotë se kushtetuta u lejon të drejta të barabarta në një shoqëri demokratike siç konsiderohet Kosova.

E gjithë kjo ka një emër: Këndi i kamerës!

Dikush e ka mirë e dikush keq, sepse të dyja palët nuk mund ta kenë mirë. Nëse mbizotërojnë argumentet e mirëfillta zgjidhja bëhet shpejt, nëse mbizotëron dija apriori do të kemi këso debate të pakryera edhe një kohë të gjatë.

Tags: kodi civilQendrim Morina
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Joe Biden arrin në Bruksel – presidenti amerikan do të marr pjesë në samitin e NATO-s dhe G7

Lajmi tjetër

Një gazetare e pavarur ruse u vra gjatë bombardimeve të Kievit

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

8 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM