Vendet që kryen dhunë ndaj Ukrainës, pra që u sollën keq dhe nuk dhanë mbështetje, do të thirren në llogari pas përfundimit të luftës, paralajmëroi sot ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.
Kuleba, në një intervistë për BBC, tha se zgjedhjet e bëra nga çdo komb pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia do të “merren parasysh në ndërtimin e marrëdhënieve të ardhshme”, përcjell Fol Drejt.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës paralajmëroi gjithashtu se vonesa e dërgesave të armëve nga Perëndimi do t’i kushtonte jetë ukrainasve./FolDrejt/