Policia franceze arrestoi 217 persona gjatë një proteste në Paris kundër reformës së pensioneve që u miratua duke nisur një procedurë të veçantë.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër demonstruesve në Place de la Concorde në Paris, ku rreth 7,000 njerëz ishin mbledhur për të protestuar kundër reformave të pensioneve, përcjell Fol Drejt.
Siç raporton Reuters, protestuesit kanë gjuajtur me gurë policinë, e cila më pas ka ndërhyrë për të shkatërruar grupet e pjesëmarrësve të protestës./FolDrejt/