Pirja e sasisë së mjaftueshme të ujit çdo ditë, është një gjë shumë thelbësore për një jetë të shëndetshme.
Jo vetëm që ju ndihmon të qëndroni të hidratuar, por gjithashtu ndihmon funksionet thelbësore të trupit si nxjerrja e toksinave nga trupi, krijimi i pështymës dhe transportimi i lëndëve ushqyese në pjesë të ndryshme të trupit, përcjell Fol Drejt.
Si i tillë, kur nuk pini mjaftueshëm ujë, ju e vendosni veten në rrezik për shqetësime shëndetësore duke përfshirë dehidratimin, infeksionin e traktit urinar, problemet e kyçeve dhe muskujve, etj.
Por, a e dini se nuk ka të bëjë vetëm me pirjen e mjaftueshme të ujit , por edhe konsumimin në kohën e duhur është po aq i rëndësishëm.
Ndërsa disa thonë se duhet të pini ujë pas vaktit tuaj, të tjerë sugjerojnë të pini para se të hani. “Këshillohet një kohë specifike për të pirë ujë dhe kjo kohë është 30 minuta para vaktit tuaj ose 30 minuta pas vaktit tuaj”, tha Dr Rekha Radhamony.
Dr Rekha shtoi: “Nëse personi është duke u përpjekur të shtojë peshë dhe në përgjithësi duket shumë i dobët, ai/ajo duhet të pijë 30 minuta pas vaktit”.
Nga ana tjetër, nëse personi është mbipeshë, ka çekuilibër hormonal ose ka shumë yndyrë në trup, “ai/ajo duhet të pijë ujë 30 minuta para vaktit.”/FolDrejt/