Shumica e belgëve e shohin imigracionin si negativ për komunitetin belg, ndërsa kanë pikëpamje pozitive që të huajt vijnë në vend për të punuar.
Sipas një sondazhi të kryer nga kompania e burimeve njerëzore Randstad, 60 për qind e belgëve shprehën mendimin se “kostot e imigrantëve janë më shumë se sa fitimet (që sjellin)”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
18 për qind e belgëve deklaruan se imigrantët përmirësojnë ekonominë e vendit, 64 për qind deklaruan se cilësia e arsimit është ulur për shkak të imigracionit dhe 58 për qind deklaruan se ndihen më pak të sigurt me ardhjen e imigrantëve.
Ndërsa 27 për qind e të anketuarve deklaruan se imigrimi në 50 vitet e fundit ishte në interes të Belgjikës, 39 për qind shprehën mendimin e kundërt.
Perspektiva për punëtorët e huaj ishte përgjithësisht pozitive. 60 për qind e pjesëmarrësve thanë se ishin pozitivë për ardhjen e të huajve në Belgjikë për të punuar, kurse vetëm 12 për qind thanë se ishin kundër.
72 për qind e belgëve deklaruan se duhet të vendosen rregulla strikte për të lejuar imigracionin. Midis këtyre rregullave, u renditën kushte të tilla si programet e detyrueshme të integrimit, arsimi gjuhësor dhe minimumi 4 vjet kohë pune përpara bashkimit familjar./FolDrejt/