Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË

Kur jeta asht kangë e trishtë

Tregim

2 vjet më parë
in KULTURË, LETËR
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Tregim nga Imer Topanica

– A ka ndonji vend në tokë që ka mbetë i pabanuem me shqiptarë? – pyeta, ma fort tue dashtë me e pyetë veten. Depresioni që i rrodhi prej syve, m’u duk sikur ra në pellgun e kafes që e gjerba.

– Po ka! – më tha.

Lexoni edhe..

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

Porosit Web Porosit Web

Ishte diçka që nuk e prita.

– S’asht e mundshme, ku asht ai vend?

– Xhenneti! – tha dhe u zgërdhi në të thatë, se në fakt, sytë i lotuen. Mue më erdhi me qeshë.
– Aty kurrë s’ka me pasë!
– Pse?
– Paj, rrencat nuk hyjnë aty.

Në kafeteri u hapërdanë tingujt e kangës ‘I need a dollar’, interpretue prej Aloe Blacc. Nën atë dehje dëshpëruese kundrova kryet e tij prej gjeniu të vdekun. Kudo tjetër, thashë me vete, emni i tij kish me u përmendë gjatë. Xhaketa e tij e vjetër, e zbardhulët nga lamja e shpeshtë, tehet e jakës së këmishës së brejtun dhe rrudhat e shpeshta në qafën e djegun prej rrezesh dielli e përtha prej ernash të forta, ma forcuen bindjen. Njeri i ashpër, për kohë të ashpra.

Dje e mora përsipër me ia ble Arjanës nji palë këpucë të reja, po tue dalë, më shkoi ndër mend që kovja e bunarit asht shtjerë. Bleva nji kove të re dhe ia sigurova nji palë këpucë të vjetra, po të mbajtuna mirë, çikës sime. Por, duelën të padobishme me gjithë gëzimin e saj të madh, për shkak të numrit, që ish ma i vogël se përmasat që i shkonin për kambësh.

Po rritet shpejt mik, edhe atë para syve të mi, e unë nuk po e shoh!

Kur u ktheva, ata të KEDS-it po e këputnin për herë të dhetë linjën elektrike për te shpia ime. Nuk bëzana. Ndonjanin prej tyne e kam marrë me dhetë euro me e rilidhë në mënyrë ilegale, po ka shekuj që s’kam mbërritë me fitue ndonji kacidhe, prandaj…

Nejse, u ktheva në shpi dhe punën e parë që e bana, shkova me e lidhë koven e bunarit me konop. Thashë, kanë mbetë pa ujë.

Gjerbi pak kafe nga filxhani i tij, mori frymë dhe vijoi risht:

– Arjana më duel para, ia dhashë këpucët me i provue. Grueja hapi perdet e dhomës së ndejës, më pa ftohtë. Shekujve të fundit po flasim pak me njani-tjetrin. Arjana duel ma vonë me lot në sy dhe ma dha lajmin e hidhun se këpucët nuk po i banin, po megjithatë, m’u lut mos me i kthye. Heshti pak. Rrudha të imta nën kapakët e syve. Rrudha në ballë. Bulëza djerse.

Më tha:

– Babi, mos i kthe, kështu due me i mbathë, me ua tregue shoqeve në shkollë!.

Kovja më ra n’bunar bashkë me gjysmën e konopit të kalbun që u këput.

Gjerbi kafen dhe shtoi si për fund të bisedës:

– Krejt i shita, po e di që i kam shitë me çmim të lirë. Due me ikë larg dikah, kahdo. Në nji vend ku nuk ka shqiptarë.

-Në Xhennet?

-Haha, po se unë nuk jam shqiptar! – shtoi tue qeshë, kësaj radhe me gjithë zemër.

Dy javë ma vonë më erdhi lajmi pikëllues që kish ndërrue jetë diku në kampet hungareze për të ikunit. I pikëlluem, thashë me vete se jeta s’qenka veçse nji kangë e trishtë.

_____________________________

*Shkëputur nga përmbledhja me tregime “Këpucët e vdekjes”, e botuar nga shtëpia botuese “Littera”, Prishtinë 2022

Tags: Imer TopanicajetaKange e trishteKepucet e VdekjesLittera
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Shmyhal: Rindërtimi i Ukrainës do të jetë projekti më i madh i rindërtimit që nga Lufta e Dytë Botërore

Lajmi tjetër

Ende nuk dihet asgjë rreth vlerës së koeficientit të pagave

Të ngjajshme

KULTURË

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

10 Gusht, 2024
KULTURË

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

30 Korrik, 2024
KULTURË

“Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

23 Korrik, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM