Zlatan Ibrahimovic nuk ka të ndalur. Edhe pse 40 vjeç, mosha për të është thjeshtë një numër. Sulmuesi suedez është me pushime në Sardenjë, teksa në një video ‘live’ në Instagram me Gianluigi Donnarumma ka folur edhe për mundësinë e tërheqjes së tij nga futbolli.
Suedezi iu përgjigj një pyetjeje nga një shikues se kur planifikon të tërhiqet. I prerë ishte me përgjigjen e tij, teksa është shprehur se nëse do të pensionohet, futbolli pa të do të vdiste.
“Kurrë. Nëse unë tërhiqem, futbolli vdes”, thotë sulmuesi suedez, i cili me Milan ka nënshkruar një zgjatje të kontratës njëvjeçare 2023, pavarësisht se i është dashur të bëjë sërish një operacion në gju. /abcnews.al/