Presidenti i Guatemalës, Alejandro Giammattei, i shpëtoi pa lëndime një atentati ndaj tij në veri të vendit.
Sipas mediave të rajonit, Giammattei u shënjestrua nga persona të paidentifikuar gjatë një shëtitjeje pune në qytetin Huehuetenango, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Autoritetet thanë se Giammattei shpëtoi i padëmtuar, por personat pranë tij u plagosën.
Mediat vendase raportuan se ndaj delegacionit të presidentit u hap zjarr gjatë kthimit dhe se ka pasur përplasje pasi truprojat janë kundërpërgjigjur.
Autoritetet kanë nisur një hetim në shkallë për të hedhur dritë mbi sulmin./FolDrejt/