Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Marrëveshja e arritur në Ohër me Serbinë, duhet të zbatohet plotësisht dhe pa vonesa.
Kurti për këtë reagoi përmes një postimi në Twitter, përcjell Fol Drejt.
“Ne kemi kaluar 2 vitet e fundit në Bruksel duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell njoftoi zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord duhet të zbatohet plotësisht”, shkroi Kurti.
“Asnjë zbatim i pjesshëm dhe pa vonesa”./FolDrejt/