Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sot pas katër sulmeve që i janë Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Ai për këtë reagoi përmes një postimi në Twitter, transmeton Fol Drejt.
“Për tri ditë resht, zyrtarë policorë të Kosovës janë sulmuar në pikën kufitare me Serbinë. Dje dhe sot herët, një breshëri plumbash dhe një granatë dore u hodhën drejt policisë sonë. Burimet tona e kanë identifikuar sulmin e djeshëm të ardhur nga Serbia”, ishte postimi i tij i plotë./FolDrejt/