Shefi i stafit në kabinetin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela ka reaguar pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, duke thënë se Serbia dhe strukturat e saj kriminale po synojnë që ta destabilizojnë situatën në Kosovë.
Në Twitter, Vela është shprehur se ata do të dështojnë, e shteti i së drejtës do të mbizotërojë, transmeton Fol Drejt.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Ditët e fundit, Serbia dhe strukturat e saj kriminale kanë kryer disa sulme që kishin cak Policinë e Kosovës në veri. Këto veprime të shoqëruara me tentativa dezinformuese synojnë të destabilizojnë situatën e sigurisë dhe politike në Kosovë. Ata do të dështojnë, shteti i së drejtës do të mbizotërojë”/FolDrejt/