Kryeministri Kurti ka reaguar sot ndaj kritikave se u pranua dje ajo që u refuzua të hënën, duke thënë se nuk dinë për çka po flasin.
“Të hënën më është ofruar një dokument si dakordim i përbashkët që ka pasur 95 fjalë dhe fjalët e Francës dhe Gjermanisë nuk kanë qenë askund dhe nuk i referohej propozimit franko-gjerman, përveç çështjes së targave te çështja e këtij propozimi, nuk duhet propozimi, por do të zgjidhet çështja e targave sipas atij propozimi pa thënë franko-gjerman. Ndërkaq, dokumenti i djeshëm ka pasur 194 fjalë, krejt i ndryshëm.”
“Ata që thonë se ajo që nuk u pranua të hënën u pranua të mërkurën, nuk po e dinë për çka po flasin. Ishte tekst më i madh ky i mbrëmshmi dhe nuk është marrëveshje, por dakordim”, ka thënë kryeministri Kurti në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij, nuk ka ndryshuar qëndrim Kosova, mirëpo është deklarata e Borrellit ajo që është ndryshuar.
“Është deklarata e Borrellit ajo që u bë mbrëmë, u ndryshua deklarata e Borrellit, ne nuk kemi ndryshuar qëndrim, Borrelli ka ndryshuar deklaratë”, është shprehur kryeministri./FolDrejt/