Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka folur sërish për draft statutin e Asociacionitduke thënë se i takon ndërmjetësuesve ta bëjnë publik atë.
“Po bëhen 9 muaj që jeni dakorduar në Bruksel dhe gjatë këtyre 9 muajve, Serbia ka shkel marrëveshjet dhe draft-statutin duhet bërë publik nga ndërkombëtarët, unë jam i gatshëm që të publikohet draft-statuti, Serbia nuk është e interesuar për normalizim dhe ajo e ka Asociacionin për serbët e Kosovës”, ka deklaruar i pari i ekzekutivit.