Dhjetëra mijëra kubanë, të udhëhequr nga presidenti Miguel Diaz-Canel, protestuan të enjten jashtë ambasadës amerikane në Havana, duke akuzuar Izraelin për kryerjen e gjenocidit kundër palestinezëve në Gaza.
Marshimi protestues, i udhëhequr nga presidenti kuban Miguel Diaz-Canel, përgjatë shëtitores ujore Malecón, ku ndodhet misioni diplomatik amerikan, ishte i pari i këtij lloji në më shumë se një dekadë.
Ish-udhëheqësi kuban Fidel Castro ishte i njohur për organizimin e demonstratave të ngjashme, por shumë më të mëdha për të protestuar ndaj sanksioneve të SHBA-së dhe ndërhyrjes në punët kubane, raporton Reuters.