Në mbledhjen e 49-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri Kurti nuk ka lënë pa përmendur as UÇK-në, teksa e ka cilësuar të drejtë e të pastër, duke thënë se e tillë do të dalë edhe nga gjyqet e imponuara padrejtësisht si rezultat i politikanëve jolargpamës.
“UÇK-ja ishte dhe është e drejtë andaj do të dalë e pastër edhe nga gjyqet e imponuara padrejtësisht nga politikanë që u mungonte largpamësia” – ka thënë kryeministri Kurti.
Ai është ndalur të Rexhep Selimi, duke shpresuar se shumë shpejt do t’u bashkohet anëtarëve tjerë të partisë.
“Rexhep Selimi, aktivisti ynë, deputeti, gjenerali i UÇK-së, që e kishim anëtar kryesie, e kryetar të grupit parlamentar, për të cilin kemi shumë krenari dhe mall pa çka se çmallemi kur kontaktojmë me të, por jam i sigurt që shpejt do ta kemi serish, teksa urojmë që të lirohet nga ato akuzat e pabaza që i janë bërë atij dhe të tjerëve” – ka shtuar Kurti./FolDrejt/