Në mbledhjen e 49-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri Kurti ka lavdëruar kryesitë e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se në to ka pasur përherë stabilitet.
Duke theksuar stabilitetin e subjektit që udhëheq, kryeministri e ka krahasuar me mungesën e stabilitetit të Qeverisë së Kosovës, teksa ka përmendur ndërrimin e shpeshtë të qeverive në Kosovë.
“Kanë kaluar mbi 11 vjet dhe çdo katër vjet kemi zgjedhur organet e reja sipas ligjit e frymës demokratike. Në Kosovë qeveritë qendrore janë ndërruar më shpesh, por në kryesitë e Lëvizjes Vetëvendosje ne kemi pasur stabilitet gjithmonë” – ka thënë kryeministri Kurti.
Duke folur për arritjet e Vetëvendosjes, Kurti njëkohësisht ka përmendur edhe rritjen e saj, teksa ka treguar se me 21 janar 2018 Lëvizja Vetëvendosje i ka pasur 29 mijë e 633 anëtarë, ndërkaq tani ajo ka 59 mijë e 882 të tillë./FolDrejt/