Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë hedhjen e një shorti në lidhje me verifikimin e pasurisë.
Sipas tij rreth 20 për qind të zyrtarëve që janë subjekte të deklarimit vjetor të pasurisë, do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë, transmeton Fol Drejt.
Në mesin e shumë zyrtarëve që do t’i kontrollohet pasuria është edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Për vitin 2021, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se në bankë ka rreth 400 euro.
Ndërsa si pasuri të paluajtshme, kryeministri e ka deklaruar një apartament të bashkëshortes së tij të blerë në vitin 2018 e që ka kushtuar 400 mijë euro.
Ndërkohë, si detyrime financiare Kurti ka deklaruar qiranë e shtëpisë prej 250 euro, ndërsa gruaja e tij ka 290 mijë kredi në Oslo, të marra për 25 vjet.
Kurti i ka deklaruar si të hyra vjetore afër 13 mijë euro e të gruas, afër 40 mijë.
Përveç Kurtit, edhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, kreut të PDK-së, Memli Krasniqi, kreut të AKR-së Behgjet Pacollit do t’iu kontrollohet pasuria./FolDrejt/