Është hapur një thirrje për aplikim për punë praktike në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK).
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka hapur thirrjen për aplikim në programin “Praktikë në Punë” për 136 të rinjë të cilët do të angazhohen në Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Kushtet e praktikës:
Kompenzimi: 170 euro + bonus në bazë të numrit të anketave të realizuara;
Kohëzgjatja: 6 muaj.
Kriteret për aplikim:
18-29 vjeçar;
Studentë apo të diplomuar;
Nota mesatare mbi 7.0.
Aplikimi bëhet përmes email adresës [email protected]
Thirrja është e hapur deri më 24 qershor 2022 në ora 16:00.
Për më shumë informata klikoni KËTU./FolDrejt/